Një 73-vjeçar ka humbur jetën sapo ka rënë në kontakt me ujin në plazhin e Zvërnecit.

Dyshohet se i moshuari, lindur në Nartë të Vlorës dhe banues në Greqi, ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Për ngjarjen ka nisur një hetim, ndërkohë që nuk dihet në plazh ka pasur vëzhgues.

Dhjetëra pushues kanë humbur jetën këtë sezon në plazhet e vendit, pasi kanë humbur jetën si pasojë e problemeve shëndetësore që kanë shfaqur kur kanë hyrë në det ose pasi janë mbytur.

Disa ditë më parë, një 20-vjeçar humbi jetën në plazhin e Velipojës, pasi shfaqi komplikacioni sapo hyri në ujë.

Një 69-vjeçare ndërroi jetë të mërkurën në plazhin e Qeparosë. E ndjera dyshohet se pësoi arrest kardiak kur ra në kontakt me ujin.

Për të njëjtën arsye, në plazhin e Porto Romanos në Durrës, në 21 korrik vdiq një 68-vjeçar. Pavarësisht se mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe u dërgua në spital, ai nuk mundi të mbijetojë.

Në të nxehtin përvëlues në korrikut, në plazhin e Golemit, humbi jetën një 48-vjeçar dhe një 66-vjeçar.

Në 15 korrik, një 80-vjeçar pësoi goditje në zemër kur ishte duke qëndruar në plazhin e vjetër të Vlorës. Edhe pse iu dha ndihma e parë, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Lexo edhe: Mbrojtja e të moshuarve/ Ekspertët tregojnë si të evitohet humbja e jetës në plazh

Top Channel