Një tjetër pushues ndërron jetë në plazh.

Rreth orës 19:20 të së premtes, në Porto Romano të Durrësit shtetasi H. D., 68 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore.

Familjarët  dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë është transportuar  për në spital, por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet arrest kardiak.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Top Channel