Dy persona në Korçë janë arrestuar për shpërndarje kokaine dhe posedim të armëve të ftohta dhe një tjetër është nën hetim.
Bëhet fjalë për një 55-vjeçar I. B nga fshati Ravonik në Korçë dhe një 35-vjeçar L. L po nga Korça. Ndërsa nën hetim është një 41-vjeçar me inicialet E. Ll. edhe ky nga fshati Ravonik. Për këtë të fundit filloi procedimi penal në gjendje të lirë, pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 të arrestuarit, por nuk i ka kallëzuar në polici.
Gjatë kontrollit të banesës së dy të arrestuarave u gjetën rreth 500 gramë kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza, 2 peshore elektronike që shërbenin për ndarjen e kokainës në doza, shuma parash në valuta të ndryshme që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, një bajonetë metalike, një thikë, një automjet tip “Nissan” dhe 4 celularë. Të gjitha të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel