Gjendet e pajetë një 71-vjeçare në zonën e Portit të Vlorës, vuante nga probleme të shëndetit mendor

26/07/2023 21:27

Një 71-vjeçare është gjetur e pajetë në zonën e Portit të Vlorës.

Mëngjesin e sotëm familjarët e saj kanë bërë kallëzim në Polici, për largim nga banesa. Viktima M.M vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe dyshimet janë se është vetëmbytur.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në zonën e Portit, në ujë është konstatuar e pajetë shtetasja M.M, 71 vjeçe, banuese në Vlorë. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur. Për këtë shtetase mëngjesin e sotëm kanë bërë kallzim në Polici, familjarët e saj për largim nga banesa. Shtetasja M.M vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA