Greqia po përballet me një tjetër vatër zjarri, kësaj radhe në ishullin e Korfuzit.

Sipas forcave zjarrfikëse është dhënë urdhër për evakuim të pesë fshatrave, ndërsa flakët janë të dukshme në Sarandë.

Në zonë po drejtohen forca zjarrfikëse ndërsa situata vlerësohet e rrezikshme.

Pesë fshatrat që po evakuohen janë Santa, Μegula, Porta, Perthia e vjetër dhe Sinies. Aktualisht kanë nisur ndërhyrjet nga ajri me helikopter.

Ndërsa jemi në pikun e sezonit turistik,  plazhet dhe hotelet e zonës janë të mbushur me turistë nga e gjithë bota.

 

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA