Theu këmbën dhe krahun gjatë eksplorimit në “Kodër Kunje”, policia dhe banorët i vijnë në ndihmë turistes gjermane

21/07/2023 09:39

Një turiste gjermane është rrëzuar mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Kodër Kunje” në Shkodër dhe ka pësuar dëmtime fizike.

Policia e Shkodrës dhe banorët e zonës i kanë shkuar në ndihmë turistes, e cila kishte thyer këmbën dhe krahun dhe nuk lëvizte dot.

Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë transportuar turisten gjermane dhe turistin tjetër që e shoqëronte, nga terreni ku ndodheshin deri në Prekal, në rrugën automobilistike, ku më pas turistët janë marrë nga shërbimet e ambulancës.

Pasi i është dhënë ndihma e parë nga ekipi mjekësor, turistja e dëmtuar është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Turistët gjermanë kanë falënderuar banorët e zonës, shërbimet e Policisë dhe ekipin mjekësor, për ndihmën që iu dhanë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA