Shtyhet sërish seanca për Mediun/ Avokati i familjarëve: Procesi i tej zgjatur ka rreziqet e veta, Llalla iku, Ahmetaj iku

18/07/2023 16:33

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu kërkon të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për çështjen “Gërdeci”.

Seanca u shty sërish dhe u la më 8 shtator me arsyen se kërkesën duhet ta bëjë vetë i pandehuri, ose të ketë prokurë të posaçme për avokatët për këtë kërkesë.

Avokati i ish ministrit, Ardian Visha deklaroi se do të pyeten si dëshmitarë persona në SHBA, Angli dhe Itali.

 “Ne nuk besojmë se shpërthimi ishte aksident. Kemi indicie për zjarrvënie të qëllimshme në fabrikën e demontimit”, tha Visha.

Nga ana tjetër, avokati i familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, Dorian Matlija i kërkoi prokurorisë të vlerësojë situatën, ndërsa kujtoi arratisjen e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, apo ish zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.

“I vetmi merak që kam mos ndofta ndodh e njëjta situatë Llalla iku, Ahmetaj iku, një proces i tejzgjatur ka rreziqet e veta, prokurorët është mirë ta vlerësojë këtë situatë”, theksoi Matlija.

FOTO GALERI
6/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA