Supertajfuni “Bavi” godet territoret amerikane në Paqësor/ Paralajmërohen dëme katastrofike, autoritetet në SHBA: Dallgë deri në 11 metra 06/07 08:46
Shefi i grupit Wagner Yevgeny Prigozhin nuk është në Bjellorusi, ka konfirmuar presidenti Alexander Lukashenko.
Lukashenko tha se udhëheqësi i Grupit Wagner është në Rusi dhe “mund të jetë” në Shën Petersburg ose Moskë, por definitivisht jo në “territorin e Bjellorusisë”.
Në një marrëveshje për t’i dhënë fund rebelimit, i cili u ndërmjetësua nga Lukashenko, Prigozhin kishte rënë dakord të zhvendosej në Bjellorusi.
Javët e fundit ka pasur shumë spekulime në lidhje me vendndodhjen e tij, me liderin mercenar që nuk u pa në publik që nga rebelimi.
Top Channel