Demi Moore festoi Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, duke zgjedhur relaksin dhe banjon e diellit.

Ndjekësit edhe një herë tjetër u mahnitën me linjat e saj trupore, ku 60-vjeçarja duket si një vajzë e re. Ylli hollivudian ka postuar në rrjetin social “Instagram” disa foto ku merr rreze dielli dhe mban veshur bikini minimaliste. Në një tjetër video, aktorja argëtohet teksa kërcen mbi një dyshek uji të vendosur në liqen.

Në ditën e saj të relaksit, Moore shoqërohet nga qenushi i saj dhe teksa uron Pavarësinë, u rikujton ndjekësve të përdorin kremin mbrojtës ndaj diellit.

Në një intervistë të dhënë së fundi për revistën People, Moore është shprehur që me mënyrën e saj të kapërcejë rregullat që përcaktojnë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të veshin gratë pas një moshe të caktuar.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA