Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin Tirana ndizet nga ngjyrat kuqezi dhe flamujtë amerikanë në pritje të vizitës historike të Presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton.
Ish-Presidenti amerikan mbërrin në orët e pasdites. Sipas agjendës, në orën 19.00, Clinton do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.
Nga pamjet e siguruara nga LSA shihet se si rrugët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku do të kalojē eskorta shoqëruese e Clinton-it janë zbukuruara me flamujtë amerikanë dhe shqiptarë, sakaq një banderolë e madhe me foton e Clinton dhe mbishkrimin “Mirëseredhe zoti President!” është varur mbi fasadën e Politeknikut.
Bashkia e Tiranës gjithashtu do të organizojë edhe një koncert për nder të festës së pavarësisë së SHBA, të titulluar “American Night”. Koncerti do të mbahet në orën 20:00 tek Amfiteatri në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.
Qytetarët do të mund të shijojnë këngët nga repertori amerikan, me super hite, me instrumentistët e Bandës së Qytetit, si dhe disa prej artistëve më të mirë, si: këngëtarja Eneda Tarifa, sopranoja Ardita Meni, si dhe tenorët Gerald Murrja dhe Erlind Zeraliu. Pjesë e këtij koncerti do të jetë edhe Moza Bekteshi Dance Academy.
Ish-presidenti Clinton njihet si President nderi për shqiptarët për shkak të ndikimit pozitiv që ka patur për Shqipërinë e Kosovën. SHBA nën udhëheqjen e Bill Clinton ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK-së.
Top Channel