Banorët e rrugës “Qeriba Derri” në lagjen “1 maj” në Vlorë për më se dy vitesh vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm.

Bëhet fjalë për 50-60 familje që e ndjejnë mungesën e ujit për shkak të punimeve te firmës 2T e cila ka marrë për detyrë që të bëj rehabilitimin e të gjitha rrugëve të kësaj lagje,  por njëkohësisht ka dëmtuar rrjetin e shpërndarjes së ujit.

Në këtë situatë banorët janë të detyruar të blejnë ujin dhe të mbushin me karroca në vende që kanë ujë. Për t’u larë ata përdorin ujin e puseve që kanë hapur, por uji i tyre është i ndotur dhe shpesh me krimba.

Fiksi u interesua pranë UK Vlorë dhe zonja Elona Hodja menjëherë pas sinjalizimit të gazetarevë zbriti vetë në terren. Aty ajo ballafaqoi edhe drejtuesin e firtmës që kreu punimet dhe inspektorin e ujësjellësit të zonës.

Nga ky ballafaqim mes palëve dhe banorëve u pa se banorët nuk i kishin paraqitur ankesat e tyre prej kohës që kishte ndodhur shkëputja e ujit për shkak të punimeve. Ankesa e tyre për shkëputjen e ujit ishte raportuar vetëm para një jave tek inspektori i zonës i cili më vonë e kishte përcjellë tek drejtuesit e tij.

Gjithsesi, u ra në dakordësi mes drejtuesve të firmës 2T dhe drejtorisë së UKV që brenda një muaji do të bëhet lidhja e linjës së re të ujit dhe vendosja e matësve për këta banorë.  Tani mbetet vetëm të presim nëse vërtet si firma edhe ujësjellësi ta mbajnë fjalën e t’u çojnë në shtëpi banorëve ujin e pijshëm.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA