Eva Buzo nuk është e vetmja! Kush ishte avokati italian që tentoi të vinte me not nga Italia para 38 vitesh

23/06/2023 19:55

Eva Buzo nuk është e para që ka marrë përsipër sfidën për të përshkruan me not vijën detare nga Italia në Shqipëri.

Notari i famshëm italian, me të njëjtin profesion si Eva, Paolo Pinto ishte personi që tentoi të realizonte kalimin nga Brindizi në Vlorë me not, por nuk ia doli të përfundonte misionin e tij.

Ai tentoi kalimin në qershor të vitit 1985, ngjarje e cila u cilësua si historike pasi duke llogaritur distancën prej 73 kilomentrash, askush nuk e merrte me mend se mund të kalohej me not.

Ishte ora 10:00 e 27 qershorit të vitit 1985, kur Paolo Pinto nisi rrugëtimin e tij, i shoqëruar nga një grup mjekësh dhe notarësh.  Gjithçka shkoi mirë deri në orët e para pas mesnate, kur ai filloi të shfaqte problemet e para, pasi kishte bërë rreth gjysmën e rrugës.

Kushtet atmosferike asokohe nuk ishin në favor të tij, pasi era e fortë e pengoi atë për notimin. Madje, 20 minuta varka shoqëruese u shkëput nga ai dhe në këto kushte, u vendos që të ndërpritej misioni pas 20 orësh not në orën 5 të mëngjesit.

Paolo Pinto, i diplomuar në drejtësi, ishte nga Pulia dhe jetonte në Bari. 47 vjeç asokohe kur mori përsipër sfidën, ai ishte me fizik sportiv, i gjatë 1.79 m dhe kishte ushtruar basketboll. Më vonë iu dedikua notit. Kjo disipline sportive, e shtyu në vitet ‘7o-të tq ndryshonte garimin dhe t’u kushtohej kalimeve te distancave të gjata me not. Nga ato më të famshmet, është dy herë ajo e La Manshit (33 km – 11 orë) në shtatorin e vitit 1979, ajo Kastro Marina-Fanos, Greqi, (91 km në 41 orë) dhe Korsika-Elbe (71 km për 30 orësh notim).

Sot, 38 vite pas Paolo Pintos, Eva Buzo, avokate me profesion mori përsipër misionin historik, duke u nisur nga Otranto për në Vlorë me not. Si Pinto, as Eva Buzo nuk arriti të përfundonte sfidën, duke u dorëzuar për shkaqe shëndetësore pas 27 orësh not. E nisur me not të enjten në mëngjes, avokatja 35 vjeçare duhet të mbërrinte në Vlorë mbrëmjen e së premtes por u detyrua ta linte në mes këtë nismë pak milje larg Karaburunit teksa i ishin shfaqur tashmë brigjet shqiptare.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA