Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit. Shkak këtë herë është bërë kërkesa e Mbrojtjes për më shumë kohë për shqyrtimin e çështjes.

Top Channel mëson se seanca e radhës është vendosur të mbahet më 6 korrik.

Po ashtu, sot u lexuan konkluzionet për Jonida Zeqon, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, e cila akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim.

Zeqo kërkoi pushim të çështjes me argumentin se është hetuar njëherë.

Top Channel