“Në kamp ndodhin abuzime, s’ka asnjë liri”/ Rrëfimi prekës i muxhahedinit të arratisur nga MEK: Prej 22 vitesh, nuk shoh familjen

22/06/2023 14:18

Një ish-anëtar i MEK, që është arratisur nga kampi i muxhahedinëve, tregon se çfarë ndodh brenda rezidencës në Manzë të Durrësit.

I ftuar në “Shqipëria live”, Mustafai rrëfeu mes lotësh vuajtjet që ka kaluar brenda kampit. Ai tha se pas 18 vitesh në kamp, doli jashtë MEK-ut. “U thashë do të djeg veten të gjallë, ose më lini të dal”, tregoi ai.

40-vjeçari u shpreh se iranianët brenda kampit janë njerëz të stërvitur mirë dhe të rrezikshëm.

“Më të vjetrit janë ushtarë dhe dinë shumë shumë gjëra. Shumë prej tyre kanë jetuar në Amerikë dhe kanë qenë inxhinier IT. Edhe tani ka në Amerikë njerëz që punojnë për ta. Kanë lekë shumë”.

Mustafai tha në kamp mungon çdo liri dhe e drejtë njerëzore, madje tha se nuk kanë munguar abuzimet.

Iraniani nuk mbajti dot lotët kur kujtoi familjen që nuk e sheh prej 22 vitesh.

“Pas 22 vitesh, dua të shikoj familjen time. Kur kam ikur, nipin e kam lënë vetëm një vjeç. Ne nuk mund të shkojmë atje, familjet tona nuk mund të vinë këtu”.

Aktualisht, Mustafai jeton në Tiranë dhe është një anëtar bordi drejtues ASILA, Association for the Support of Iranians Living in Albania, një shoqatë e krijuar nga muxhahedinët që kanë qenë të strehuar në kampin MEK në Manëz. Ata ia kanë dalë të arratisen dhe të jetojnë të lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA