Man. City ofron 90 mln Euro për zëvendësuesin e Gundogan

22/06/2023 16:38

Ndonëse fitoi gjithçka në sezonin që lamë pas, Manchester City nuk ka ndërmend të ndalet me kaq dhe ka nisur menjëherë punën në merkato për t’u përforcuar edhe më shumë.

Objektivi fillestar i ‘citizens’ është të gjejnë zëvendësuesin e Ilkay Gundogan, turko-gjermani që u transferua te Barcelona dhe emri i përzgjedhur nga Pep Guardiola është ai i mesfushorit anglez Declan Rice.

Ky i fundit mban shiritin e kapitenit te West Ham, me të cilin fitoi edhe Conference Leaguen në sezonin që lamë pas, por ‘citizens’ janë gati ta marrin, teksa kanë përgatitur një ofertë prej 90 milionë eurosh për të marrë kartonin e Rice.

Vetë mesfushori anglez ka dhënë miratimin e tij për një transferim të mundshëm nën urdhrat e Pep Guardiolës, megjithatë londinezët e West Ham nuk janë bindur ende, pasi shpresojnë të arkëtojnë më shumë se 100 milionë euro për kapitenin e tyre.

Në ditët e ardhshme pritet që drejtues të të dy klubeve të ulen në tryezë për të vijuar negociatat, teksa nuk përjashtohet mundësia që ‘citizens’ të rritin ofertën e tyre, për të kompletuar sa më shpejt mesfushën./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA