Gjenden mbetje kockore në shtratin e lumit të Gurasit, dyshohet se i përkasin një personi të humbur para disa vitesh

22/06/2023 12:59

Mëngjesin e sotëm në fshatin Guras, Pogradec, gjatë punës për pastrimin e shtratit të lumit të fshatit, punonjësit e një firme private, në thellësi të shtratit të lumit, kanë konstatuar mbetje kockore humane që dyshohet t’i përkasin një shtetasi të humbur para disa vitesh.

Nga ana e policisë është hedhur poshtë pista e ndonjë vepre penale si vrasja. Megjithatë, mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Aktualisht është krijuar grupi hetimor për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore, me qëllim konfirmimin e identitetit të personit.

Top Channel