Digjet transformatori në Prrenjas, banorët mbeten në errësirë, pa energji elektrike që prej ditës së djeshme
Një rast dhune brenda familjes ka ndodhur sot në Korçë, ku djali ka qëlluar në kokë me sende të forta babanë e tij.
Fillimisht 52-vjeçari A.K., ka deklaruar se ishte dëmtuar gjatë kohës kur po punonte në punishten e tij në lagjen nr. 17, Korçë, ku i kishin rënë disa mjete të forta në kokë.
Pas hetimeve dhe nga këqyrja e pamjeve filmike të vendngjarjes dhe provave të tjera të grumbulluara, rezultoi se 52-vjeçari ishte goditur me mjete të forta nga djali i tij A. K., 24 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Djali i tij u arrestua për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa 52-vjeçari u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel