Nelson Hysa kërkon fitoren e 10-të radhazi në boksin profesionist.
Boksieri shkodran është rekordmen i pathyeshëm me 9 fitore në po kaq sfida, prej të cilave 7 i ka arritur me “knock out”. Dueli i radhës për Hysën do të jetë në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të përballet me Pavel Sour.
Çeku ka 17 fitore në karrierën si profesionit e këtë herë sfidon shkodranin kuqezi në Londër. Boksieri kuqezi i ka fituar tre ndeshjet e fundit me “knock out” diçka që do të provojë që ta realizojë dhe në këtë sfidë.
Në 30 qershor, në Civic Hall nuk do të mungojnë dhe Alban Bërmeta, Arjon Kajoshi dhe Krenar Zeneli, të cilët gjithashtu do të synojnë që të arrijnë suksese në boksin profesionist. Prej pak muajsh, boksierët shqiptar janë bërë bashkë duke formuar “Grushtin e Hekurt” që ka si qëllim jo vetëm të bëjë bashkë të gjithë boksierët shqiptar, por dhe të promovojë vendin tonë.
Boksierët shqiptar pritet që të kenë evente të tjera në vijim, teksa janë parashikuar evente në Australi dhe në Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Top Channel