Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa ka komentuar ditën e sotme në Top Talk krizën e PD-së dhe parashikimet për të ardhmen e saj. 

Çipa tha se sipas tij PD-ja do të formësohet ndërsa Basha do të mbetet një subjekt politik i copëzuar.

Sipas tij realiteti i copëzimit të PD-së tradicionale është i pakthyeshëm.

 

“Ajo që ka të bëje me mungesën e kohezionit të PD-së brenda saj është një realitet. Realiteti i copëzimit të PD-së tradicionale është i pakthyeshëm. Nuk ka diskutim që copëzimi i strukturës së opozitarizmit është i kryer dhe në proces e sipër për formësimin në konkurrencën e pritshme zgjedhore të 2025. Ajo që na brengos ka të bëje me faktin që ky koncept i ri i opozitarizmit deri ku do të shkojë dhe sa do të zgjasë. Jemi në një çast që të lë përshtypjen e dy viteve më parë. Ajo që unë shoh është se Basha do të mbetet në një subjekt politik të copëzuar, PD-ja do të formësohet në një proces dhe vijmë te fakti se ku do të shkojë grupi i asnjanësve. Në planin moral Bardhi ka zgjedhur pozicionin e një asnjanësie. Në kushtet kur kriza brenda PD-së mori më shumë se një vit e gjysmë kohë, e zhbën atë referencën morale. Tejzgjatja kohore e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar nuk është një ngutje e Bashës por një detyrim politik, Janë tre njësi të paformalizuara që kanë mbetur në vakuumin e tyre.”- tha Çipa.

Top Channel