Sherr mes dy familjeve në Krujë/ Katër vëllezër qëllojnë me armë zjarri drejt dyqanit të luleve, plagosen dy pronarët

19/06/2023 20:24
Foto ilustruese

Një sherr mes dy familjeve në Krujë ka përfunduar me dy të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të dy vëllezërve D. Gjoka dhe K. Gjoka, të cilët janë konfliktuar me katër vëllezërit Roland Rryçi, Besmir Rryçi, Blenard Rryçi dhe Ahmet Rryçi.

Katër vëllezërit gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

Si pasojë, nga përdorimi i sendeve të forta, dhe jo  janë dëmtuar dy vëllezërit Gjoka.

Policia është vënë në ndjekje për kapjen e autorëve të dyshuar. Sipas tyre, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Njoftimi i policisë: “Krujë/Informacion paraprak.  Më datë 19.06.2023, rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar. Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar shtetasit D. Gj., dhe K. Gj. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.”

Top Channel