Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimet lidhur me miratimin e projektligjit të kanabisit mjekësor në Shqipëri.
Në një lidhje direkte për Top Story, kryetarja e Komisionit të Integrimit renditi arsyet se pse ky projektligj pengon integrimin dhe situata mund të dalë jashtë kontrollit në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria.
“Unë besoj se në procesin legjislativ, nuk është se kemi pasur ndonjë parregullsi vitet e fundit, por kur vjen një ligj në parlament dy gjëra duhet ti shohim. kush është nevoja Pse po lind nevoja pse i shtrohet qytetarëve pyetja a duhet të legalizojmë kanabisin? A është shtruar kjo pyetje në shumë vendime shumë të diskutueshme.
Është hera e parë që e dëgjoj Këshillimin Kombëtar si një justifikim për një ligj të paktën në 10-vjeçarin e fundit, dhe së dyti impakti që do ketë. unë besoj se ligji, me aq sa e kam parë dhe lexuar nuk jep asnjë sqarim nga pikëpamja ekonomike. Nuk tregon asnjë përfitim ekonomik, tërheqje të jashtëzakonshme investitorësh ose ndonjë ‘boom’ të jashtëzakonshëm kërkesash që do kemi si rezultat i hapjes së këtij sektori të ri.
Ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, dhe sot RMV nuk njihet për këtë sektor, njihet për investimet e huaja në sektorë të tjerë . Askush nga ne nuk ka dëgjuar që Maqedonia është bërë atraksion ndërkombëtar se pse ka legalizuar kanabisin dhe kjo lidhet me arsyet se sjelljes së ligjit. Ta shohim edhe në planin e kontrollit të territorit, arsyeja se pse kam folur për këtë ligj në 4 vitet e fundit dhe në çdo raport, kontrolli i territorit, Shqipëria vend tranzit, vend burim vitet e fundit, është një nga elementët kryesor në këtë proces. Unë të siguroj nga kontaktet që kam pasur nga delegacioni dhe komisioni, për ta ka qenë një surprizë prezantimi i projektligjit ditën e premte. Nga marsi deri ditën e premte askush nuk e ka përmendur që ligji po vjen dhe po bëhet realitet. Prezantimi kaq shpejt pa analizë konkrete kur ke probleme për kontrollin e territorit, fenomen nuk ke mundur ta menaxhosh në mënyrë të kontrolluar, ta imagjinosh sa e vështirë do jetë ta kontrollosh. Shqipëria në ndryshim nga vitet e para ku ka qen vend kalimi i drogërave, tani është bërë vend burimi. Në fund të ditës çfarë është nevoja sot që ky ligj dhe pse ishte e nevojshme të pyeteshin qytetarët nëse duhej legalizuar kanabisi.”-tha Tabaku.
Top Channel