Seanca e Komisionit të Sigurisë është përfshirë nga debate të ashpra këtë të hënë, ndërsa drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni do mbajë raportimin e saj të parë në këtë detyrë.

Kreu i Komisionit Nasip Naço ka pyetur Hysenin nëse seanca do të jetë me dyer të mbyllura apo të hapura, lidhur me informacionet që mund të thotë. Po kjo ka sjellë reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët e kanë kundërshtuar.

Në seancë dëgjimore pritet të diskutohet veprimtaria e SHISH. Ndërsa çështja e dytë lidhet me situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe akuzat e opozitës. Kujtojmë se disa ditë më parë, opozita e akuzoi Hysenin se ajo ka zhvilluar një vizitë sekrete në Serbi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, njëherazi deputet dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Parlament, Flamur Noka nëpërmjet një shkrese të dërguar i ka kërkuar informacion presidentit Bajram Begaj sipas tij në lidhje me vizitën 10 ditore të kreut të SHISH, Vlora Hyseni në Beograd.

Letra e PD-së

FOTO GALERI
7/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA