Kosova luan sonte, ndaj Bjellorusisë, shansin e fundit për të mbetur në lojë për vendin e dytë në Grupin I kualifikues të Euro 2024.

Trajneri Alain Giresse ka qenë i detyruar të bëjë një ndryshim në formacion për sfidën e Budapestitit.

Në pozicionin e sulmuesit të djathtë, për shkak të problemeve fizike të Milot Rashicës dhe Edon Zhegrovës, francezi i ka dhënë një fanellë titullari Rruudhanit.

E gjithë pjesa tjetër e formacionit titullar mbetet e pandryshuar krahasuar me ndeshjen me Rumaninë. Bjellorusi-Kosovë po transmetohet live në SuperSport 3.

BJELLORUSI-KOSOVË 0-0

Kronika e ndeshjes:

55′ Zbritje e shpejtë e Kosovës. Goditje e bukur e Florent Muslijës, fantastik portieri bjellorus.

53′ Ermal Krasniqi vepron bukur në krahun e majtë, topi shkon te Bersant Celina, topi ngjitur me shtyllën pingule.

52′ Goditje dënimi për Kosovën, gjuan Florent Muslija, grushton portieri bjellorus.

49′ Provon Ermal Krasniqi, topi mbi traun e portës bjelloruse.

46′ Kosova e fillon pjesën e dytë me një zëvendësim. Ibrahim Dresevic jashtë, futet në lojë Edon Zhegrova.

42′ Zbritje e rrezikshme e bjellorusëve. Fantastike ndërhyrja e Amir Rrahmanit, i cili pengon avancimin e dy lojtarëve kundërshtarë.

40′ Aksion me shumë pasime i Kosovës, tenton Bersant Celina nga larg. Grushton portieri bjellorus në këndore.

27′ Kosova pretendon për penallti. Vedat Muriqi rrëzohet në zonë, vijon lojën kryesori austriak.

25′ Dëmtohet Leart Paqarada, i cili kërkon ndërrim. Giresse e zëvendëson me Ermal Krasniqin. I cili debuton me Kosovën. Trajneri francez tërheq Donat Rrudhanin në krahun e majtë të mbrojtjes.

6′ Aksion i bukur i Kosovës, Vedat Muriqi pason për Donat Rrudhanin, gjuajtja e të cilit përfundon jashtë.

1′ Aksion i rrezikshëm i skuadrës bjelloruse, tenton Ebong, pret në dy kohë portieri Arijanet Muric.

Top Channel