Një adoleshent Leighton Amies, 15 vjeç nga Anglia që mburrej për vrasjen e një djali tjetër, është dënuar me 12 vite burg.
Goditja me thikë ndodhi teksa Tomasz ecte nëpër një park natyror në Gateshead tetorin e kaluar.
Nëna e viktimës, Kamila Wisniewska, tha: Tani duhet të jetoj disi pa djalin tim të mrekullueshëm, të butë, të sjellshëm, i cili është larguar nga kjo botë në një mënyrë kaq të dhunshme, të tmerrshme dhe të panevojshme.
Amies u shpall fajtor për vrasje në gjykatën e kurorës në Newcastle në prill. Pas vendimit, gjyqtari Martin Spencer ndaloi mediat për identifikimin e vrasësit adoleshent, të cilit iu dha automatikisht anonimiteti për shkak të moshës së tij. Ai ishte 14 vjeç në momentin e vrasjes.
Më pas identiteti i tij u zbulua për shkak të seriozitetit të krimit, me shpresën se do të pengonte adoleshentët e tjerë të mbanin thika.
Ditën e sotme gjatë gjyqit në gjykatën e kurorës në Neëcastle, Amies u dënua me 12 vjet burg.
Juristët kishin dëgjuar që Amies ishte duke ecur nëpër Parkun Natyror Whitehills me të dashurën e tij rreth orës 20:00 në natën e incidentit, duke mbajtur një thikë kuzhine të dhëmbëzuar në xhepin e xhaketës, për të cilën ai tha se e mbante për t’u mbrojtur.
Një grup të rinjsh e ndoqën çiftin dhe vrasësi përdori thikën mbi Tomasz përpara se t’i bërtiste bandës: “ja u vrava djalin”, u tha në gjykatë.
Top Channel