Durrësi në një javë/ Arrestohen dy shoferë dhe gjobiten 209 të tjerë, kryesisht për parakalime të gabuara

15/06/2023 11:22

Policia Rrugore e Durrësit në një javë ka arrestuar dy shoferë dhe ka gjobitur 209 të tjerë, për mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kryesisht këto masa ndëshkuese janë vendosur për parakalime të gabuara të shoferëve.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve një shofer është arrestuar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërsa shoferi tjetër pasi drejtonte mjetin, pa leje drejtimi.

Gjithashtu:

– 129 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;

– 14 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

– 48 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

– 14 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

Policia e Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Top Channel