BE-ja përgatitet për valën e re të zgjerimit, Euronews: Shqipëria pranë anëtarësimit, Brukseli nis të mendojë si do të funksionojë me mbi 30 shtete Tre persona, mes të cilëve dy vëllezër, janë arrestuar në Kavajë pasi rrëmbyen dhe dhunuan një 22-vjeçar sepse pretendonin se i kishte mashtruar për të shitur një automjet me vlerë 4000 euro.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kishin hequr lirinë për disa minuta 22-vjeçarit, dhe e kishin dhunuar atë, kanë nisur hetimin e çështjes.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u bë kapja dhe arrestimi i vëllezërve Kristi dhe Enea Dilo, 32 vjeç dhe 34 vjeç, banues në Tiranë, si dhe Renaldo Shala, 25 vjeç, banues në Durrës.
Po ashtu, blutë e Kavajës kanë vënë në pranga edhe 22-vjeçarin Xhuljano Diko, pasi akuzohet se mashtroi Renaldo Shalën për t’i shitur automjetin 4000 euro, të cilin e kishte marrë me qira nga vëllezërit Dilo.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua automjeti për të cilin dyshohet se ka mashtruar Xhuljano Diko.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel