Maturantët zhvilluan sot provimin e tretë atë të matematikës. Matura e 2023-shit ka një rënie në numër krahasuar me vitin e kaluar me rreth 2 mijë maturantë më pak. Trend ky që ka vijuar në vitet e fundit.

Për t’iu lehtësuar sadopak emocionet, në gjimnazin Qemal Stafa në kryeqytet, pritja për të nisur provimin u kalua me kërcim.

Vetëm 20 minuta pasi maturantët u futën në provim, ashtu si dhe në provimet e kaluara, teza u publikua në rrjetet sociale. Ndonëse rreptësisht e ndaluar, një veprim i tillë ka ndodhur për çdo provim në vitet e fundit.

Provimi i matematikës konsiderohet dhe si më i vështiri nga shumica e maturantëve, ndaj përfundimi i tij sot është një lehtësim.

Teksa janë në pritje të rezultateve të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, maturanteve iu ka mbetur edhe një provim i fundit, ai i lëndës me zgjedhje që do ta japin me 19 qershor.

Top Channel