Foto ilustruese

Një 43-vjeçar është arrestuar pasi dhunoi nënën e tij.

Banues në Pojan të Fierit, G. V., ra në pranga nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier .

Ndërsa specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë Z. T., 59 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për I. T., 24 vjeç dhe R. T., 54 vjeç, pasi qarkullonin me një automjet që e drejtonte në gjendje të dehur 59-vjeçari dhe gjatë kryerjes së veprimeve procedurale për këtë rast, kanë kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk u gjet në banesë, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Përndjekja”.

Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA