Alexis Mac Allister është zyrtarisht futbollist i Liverpoolit. The Reds siguruan shërbimet e mesfushorit argjentinas nga Brighton për 40 milionë euro.
Shumë që pritet të shkojë në 60 milionë euro përfshirë bonuset. 24-vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numër 10 gjatë aventurës në “Anfield”.
Mesfushori latin mbylli një sezon të paharrueshëm duke fituar Kupën e Botës me Argjentinën dhe duke shkëlqyer me Brighton.
Skuadër që siguroi për herë të parë në histori kualifikimin në një kompeticion europian (Europa League).
“Ndjesi e mrekullueshme. Kjo është një ëndërr e realizuar, është e mrekullueshme të jem këtu te Liverpooli. Mezi po pres të zbres në fushë.
Më vjen mirë që transferimi u realizua, sepse dua të jem pjesë e skuadrës në fazën përgatitore. Po pres të njihem me shokët e rinj.
Ky ka qenë një vit fantastik për mua. Fitova Kupën e Botës, më pas siguruam një arritje historike me Brighton.
Tani është koha të fokusohem te Liverpooli. Objektivi im? Dua të bëhem një futbollist më i mirë dhe një njeri më i mirë me kalimin e kohës”, u shpreh Mac Allister gjatë prezantimit.
Top Channel