Ish-Superman largohet nga Kalifornia për shkak të politikave që çuan në rritjen e krimeve

08/06/2023 10:19

Dean Cain është personazhi më i fundit i famshëm që ikën nga Golden State për shkak të politikave që kanë çuar në rritje të krimit, taksave dhe të pastrehëve.

“Unë e dua Kaliforninë. Është shteti më i bukur. Gjithçka është e mrekullueshme në këtë vend, përveç politikave. Politikat janë të tmerrshme. Politikat fiskale, politikat e buta ndaj krimit, politikat e të pastrehëve”, tha aktori për Fox News të mërkurën.

“Gjërat që kanë bërë liderët tanë në Kaliforni, po dëbojnë shumë njerëz nga ky vend”, u shpreh ai.

Cain portretizoi Superman/Clark Kent në ABC “Lois & Clark: The Neë Adventures of Superman” së bashku me Lois Lane të Teri Hatcher nga 1993 deri në 1997.

Aktori shiti shtëpinë e tij në Kaliforni për t’u zhvendosur në Las Vegas njësoj si aktori Mark Wahlberg i cili, u largua nga Kalifornia vitin e kaluar së bashku me bashkëshorten, për t’i siguruar një jetë më të mirë 4 fëmijëve të tij në Nevada, e cila nuk ka një taksë mbi të ardhurat shtetërore.

Taksa e Kalifornisë varion nga 1% në 12.3 dollarë, me të ardhura mbi 1 milion dollarë që i nënshtrohen një tarife shtesë prej 1%, sipas NerdWallet.

“Marku ka bërë një gjë të zgjuar dhe shpresoj, besoj se kam bërë një gjë shumë, shumë të zgjuar,” tha Cain.

Aktori ka parë tashmë një ndryshim pozitiv në jetesën në Las Vegas brenda një kohë shumë të shkurtër.

“Unë kam qenë këtu për dy javë dhe mund t’ju them, është një veprim i zgjuar, djali im është 10 herë më i lumtur këtu në Las Vegas,” tha ai.

Të famshmit nuk janë të vetmit që largohen nga Golden State.

Më shumë se 500,000 kaliforninë janë larguar që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në 2020, sipas të dhënave të migracionit të Regjistrimit në SHBA.

Eksodi i rreth 508,000 banorëve midis prillit 2020 dhe korrikut 2022 thuhet se ishte për shkak të çmimeve të larta të banesave, fatkeqësive të shpeshta natyrore dhe shkallës së lartë të krimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA