Krimi brenda familjes në Përmet ku djali 24-vjeçar që vuante nga depresioni, Albi Muhollari mbyti me qese nënën e tij, ka tronditur opinionin publik.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në Top Talk tha se ligji për parandalimin e dhunës në marrëdhëniet familjare nuk po funksionon dhe për këtë rast duhet një hetim nga ana e psikiatrisë ligjore.

Karamuço tha se këto janë çrregullime të momentit që nuk i parandalojmë dot dhe personat me potencial që mund të kryejnë krime të tilla janë jashtë kontrollit.

Janë probleme të dhunës së shtuar që vijon ndër vite brenda familjes. Ne kemi një ligj për parandalimin e kësaj dhunë në marrëdhëniet familjare por që nuk po funksionon dot. Ka disa specifika në rastin konkret sepse familja sa ishte kthyer nga SHBA, madhe edhe aspekti i mbështetjes se shëndeti mendor në kuadrin shëndetësor është disi me pikëpyetje sepse nuk kanë parë dinamikën e luhatjes së çrregullimeve emocionale, qoftë edhe sëmundje që mund të kishin këta persona.

Në momentin kur autori shfaqi shqetësime dhe kërkoi ndihmën e mjekë. Në këto raste duhet bërë një hetim nga ana e psikiatrisë ligjore siç është mjekësia ligjore që përfshin edhe këtë shërbim për të parë nëse ka shfaqur simptoma të tilla që duhet të ishte mbajtur ne kushte spitalore ose duhet ti ishin dhënë qetësuesit që i janë dhënë.

Këto janë çrregullime të momentit që nuk i parandalojmë dot. Mos e çojmë direkt që fajin ka shëndetësia. Problemet e shëndetit mendor dhe personat me potencial që mund të na kryejnë krimet i kemi jashtë kontrollit, kjo është pak por e saktë dhe më më vjen keq që e them këtë”-tha Karamuço në Top Talk.

Top Channel