FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Homazhet dhe nderimet vijojnë që prej ndarjes nga jeta të “mbretëreshës së rrokut” Tina Turner më 24 maj në shtëpinë e saj pranë Zurihut, pas një sëmundjeje të gjatë në moshën 83 vjeçare.
Turner kaloi 28 vitet e fundit të jetës me burrin e dytë Erwin Bach, duke shijuar frytet e suksesit të saj, në një vile $76 milionëshe prabne Zyrihut, të njohur si Villa Algonquin, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.
Por teksa dashamirësit dhe të famshmit shfaqin respektin dhe dhimbjen e tyre për këngëtaren e hitit ‘Simply The Best’, vdekja e saj ka hapur të tjera plagë në familje.
Të dashurit e saj ishin ende duke mbajtur zi për vdekjen e dy bijve biologjikë të këngëtares Craig Turner e Ronnie Turner, ndërsa prej vitit 2018, dhe të dy bijve të saj të adoptuar Ike Turner Jr. e Michael Turner.

Tina me dy bijte biologjikë Craig Turner e Ronnie Turner, dhe të dy bijve të saj të adoptuar Ike Turner Jr. e Michael Turner.
Siç rezultoi më vonë këngëtarja e njohur duket se la pas dhe dy nipër e pesë stërnipër, të cilët nuk arriti t’i takonte kurrë sa ishte në jetë, sipas rrjetit Page Six.
Disa familjarë raportojnë se janë të shokuar për vdekjen e saj pasi nuk kishin dëgjuar sesa e sëmurë ishte vitet e fundit.
“Asnjë nuk kishte dëgjuar prej kohësh nga Tina, kjo ndodhi kaq shpejt”, tha Twanna Turner, bija 63 vjeçare e Ike Turner dhe e shoqes së vjetër të këngëtares, Pat Richard.
“Tani është koha për t’u shëruar, familja ka nevojë të shërohet, sepse po kalojnë shumë dhimbje”, shkruante Twanna në një koment.
Vdekja e Tina solli në vëmendje dhe martesën e saj të parë me Ike, që rezulton e mbushur me dhunë dhe akuza abuzimesh, që janë bërë nga Tina për bashkimin e tyre 16-vjeçar.
“Kur Tina vdiq, unë e dija që dot hapeshin portat e akuzave për babanë tim”, thotë Twanna e cila deri së fundmi kishte mohuar abuzimet e tij ndaj Tina duke thënë se ai asnjëherë nuk fliste keq për të.

Martesa e tyre është përshkruar në filmin ‘What’s Love Got To Do With It’ (1993), ku aktorja Angela Bassett u nominua për Oscar me rolin e Tina, ndërsa Laurence Fishburne luante Ike.
Dy djemtë biologjikë të Tina kanë ndërruar jetë prej vitit 2018, ndërsa ajo adoptoi si të sajët dy djemtë e Ike nga marrëdhënie të mëparshme: Michael Turner (bir i Ike e Lorraine Taylor), dhe Ike Turner, Jr. (bir i Ike & Lorraine Taylor)
Burimet thonë se Tina nuk arriti të shkonte në funeralin e të birit Ronnie, kur ai vdiq nga kanceri në moshën 62 vjeçare. Vdekja e Ronnie la të venë e tij Afida Turner, të rriste dy fëmijët e tyre e vetme.
Craig e Ike Jr. nuk lindën fëmijë, por Michael kishte një vajzë, Tiffany Turner-Dukes, e cila ka lindur tre fëmijë, bijën Marli, dhe dy djemtë Amari e Gianni,me bashkëshortin e saj.
Tina nuk ka njohur asnjë nga stërnipërit e saj, edhe pse familjarët pretendojnë se kanë trashëguar nga talenti i saj për muzikën.
Ronnie gjithashtu kishte dy fëmijë, Randy e Raquel, të cilët nuk u takuan kurrë me gjyshen e tyre të famshme.
Tina Turner u vendos në Küsnacht në 1995 kur bashkëshorti Bach u punësua me zyrat e muzikës EMI Music, në Zyrihun fqinjë.
Ata u martuan në 2013, viti kur Tina mori qytetarinë zvicrjane dhe hoqi dorë nga ajo amerikane.
Ajo jetoi ditët e fundit duke shëtitur në brigjet e liqenit piktoresk me bashkëshortin e saj 67 vjeçar, i cili raportohet se i dha një veshkë Tinës kur ajo kishte nevojë për një transplant në 2017.
Afida bashkëshortja e djalit të Tines, Ronnie, thotë se Bach do të trashëgojë shumicën e pasurisë së saj prej $250 milionë por nuk dihet se cilët do të trashëgojnë pronat, prej vdekjes së dy djemve biologjikë.
Top Channel