22/12 22:51
Reperi Ledri Vula e ka cilësuar veten si “Goat”, që do të thotë ‘më i miri i të gjitha kohëra’, ndërsa ka zgjedhur ta quajë edhe albumin e tij të fundit “Një goat për ty”.
I pyetur se a është më i miri i të gjitha kohërave Vula tha në “Më Lër të Flas” se ky është synimi i tij.
“Edhe nëse nuk jam, dua me u bë. Gjithmonë me synimin me qenë më i miri i të gjitha kohërave”, tha Vula.
“Jam në vitin e 19 në skenë, vitin tjetër bëhem 20. Veç kam qejf me bë muzikë. E bëj me pikën e pikës qejfit. Në këtë album jam munduar me bë gjithçka që kam pasur qejf të bëj”, tregon këngëtari.
Top Channel