Analisti Spartak Ngjela është përfshirë në një debat me drejtuesen e emisionit Top Story, Grida Duma.

Komenti i një komisionereje europiane nxiti diskutimin e ashpër mes tyre.

Zhulali: Elefanti në dhomën e  qelqtë nuk është Albin Kurti por Aleksander Vuçiç. Pse kemi arritur deri këtu? Jemi në kronikën e një tensioni të paralajmëruar në rajon, por ky tension nuk mban autorësinë e Albin Kurtit, por të projektit hegjemonist të krijimit të botës serbe.

Duma: Një komisionere europiane thotë ‘ata juridikisht kryetarët e komunave juridikisht kanë të drejtë, por nuk kanë legjitimitet të qeverisin.

Ngjela: Le ta ketë thënë ikushdo është tautologji., rrëzon subjektin me predikatin. Injorante, ç’më duhet mua kush e ka thënë. Unë jam profesionist.

Duma: Nuk po themi kush kishte të drejtë.

Ngjela: Ç’më duhet mua, është non sens zonjë. Nëse ti nuk e pranon që është non sens nuk është faji im.

Duma: Ça do të bësh kur të vijë puna që Vjosa Osmani të thotë…

Ngjela: Nëse nuk e di fjalën tautologji zonmjë hapni fjalorin.

Duma: E di unë fjalën më shumë se tek tautologjia, avokat mos i bëj me mua këto më. Do ta them tani dhe do ta them gjithmonë. Stilin që të kompromentosh etikën e komunikimit mos e bëj fare po fare.

Ngjela: Po çfarë etike…

Duma: Kam studiuar filozofi unë kur ti ishe pas kangjellave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA