Kapiteni i Arsenal e Norvegjisë, Martin Odegaard, konfirmon romancën me kërcimtaren Helene Spilling (fotot)

01/06/2023 21:46

Kapiteni i Arsenalit të Londrës dhe i kombëtares së Norvegjisë Martin Odegaard duket se ka konfirmuar lidhjen romantike me të dashurën e re Helene Spilling.

Mesfushori 24 vjeçar ka postuar shumë foto në rrjetet sociale me kërcimtaren 26 vjeçare, pas zhurmave se ishin parë së bashku ne ceremonnë e çmimeve të futbollit në Londër në Mars.

Martin postonte një seri fotosh duke u përkëdhelur me Helena, përfshi dhe foto të saj teksa i jepte mbështetje gjatë ndeshjeve.

Në një prej tyre Martin duket i zhveshur duke bërë banjë dielli me Helene me fytyrën pranë njëri-tjetrit.

Martin postoi një foto të Helene e cila e mbështet para një ndeshjeje të Arsenal duke mbajtur bluzën e tij me numër 8.

Në të tjera foto Martin duket tepër i lidhur me të dashurën e re teksa mbajnë dorën e njëri-tjetrin gjatë një darke së bashku.

Helene është shfaqur më parë në një kompeticion kërcimi në Norvegji, i titulluar ‘Skal vi danse’ në një format të njëjtë me programet në vende të ndryshme.

Biondja ka rreth 75,000 ndjekës në Instagram ku shpesh poston foto të vetes duke kërcyer.

I pyetur për lidhjen e tij të re Martin ka thënë me shaka: “Unë kam dashur të flas për këtë por nuk më kanë pyetur, ndersa tani kam nje ndeshje të rëndësishme dhe nuk mund ta bëj se shperqendrohem”.

Po fotot kane zbuluar gjithçka tashme.

FOTO GALERI
1/5
Martin postonte një seri fotosh duke u përkëdhelur me Helena, përfshi dhe foto të saj teksa i jepte mbështetje gjatë ndeshjeve.

Top Channel