Titaniku i fundosur nis të nxjerrë thesaret e tij teksa bizhuteritë e luksit shfaqen në rrënojat e tragjedisë (fotot)

30/05/2023 15:29

Një varëse me ato që duken si dhëmbë peshkaqeni është zbuluar së fundmi nga kamerat nënujore që po hetojnë rrënojën e fundosur të Titanikut.

Punimi artistik u identifikua mes filmimeve të grupit Magellan në skanimet e para të rrënojës, teksa rreth saj shiheshin një koleksion perlash në formë unaze.

Grupi Magellan Ltd po punon për krijimin e një dokumentari mbi ekspeditën e vitit të kaluar të rrënojës dhe është i ndaluar të marrë objekte prej anijes në fund të detit.

Llogaritet se 1,517 nga 2,224 njerëz në bordin e Titanikut janë vrarë kur trageti luksoz u fundos në 15 prill 1912.

Dronë nënujorë janë dërguar tashmë në rrënojën rreth 4000 metra në fund të detit, rreth 350 milje detare nga Newfoundland, në Kanada.

Nëndetëset e pilotuara kanë kaluar më shumë se 200 ore gjatë verës së shkuar duke mbledhur 700,000 imazhe në çdo kënd të rrënojës, për të krijuar më pas pamjet 3D me anë të inteligjencës artificiale.

Richard Parkinson, drejtori i Magellan, përshkruante zbulimin e fundit si mahnitës.

“Gjetëm nje dhëmb peshkaqeni megalodon që ishte kthyer në një varëse – është e pabesueshme”, tha ai për rrjetin britanik ITV News.

Megalodoni raportohet se është një peshkaqen i zhdukur që ka qenë nga peshqit më të mëdhenj që ka ekzistuar.

Nuk është e qartë sesi Magellan mund të identifikonte dhëmbin në varëse dhe rrjeti MailOnline thotë se ka kërkuar më shumë informacion nga kompania, por deri tani pa përgjigje.

Catalina Pimiento, paleontologe e Swansea University e specializuar për peshkaqenët, tha se është e vështirë të përcaktosh nëse është vërtet një dhëmb megalodoni, pa pasur objekte të tjera për ta krahasuar.

Me anë të AI (inteligjencës artificiale) janë studiuar imazhe të pasagjerëve të anijes dhe veshjeve të tyre, para se anija të fundosej në natën fatkeqe.

Titaniku raportohet se ishte duke ecur me të gjithë shpejtësinë prej 22.5 nyje detare ose rreth 25 milje në orë kur goditi atë që njihet si ajsbergu i katastrofës.

Goditja duket se shkaktoi disa çarje në trupin e Titanikut që nisi të fundosej nga maja e tij, derisa uji mbushi të gjitha ndarjet e saj.

FOTO GALERI
3/9
Grupi Magellan Ltd po punon për krijimin e një dokumentari mbi ekspeditën e vitit të kaluar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA