Përshkallëzohet situata në Zveçan/ Të shtëna me armë dhe gaz lotsjellës, ndërhyn KFOR

29/05/2023 16:45

Qytetarët serbë kanë përshkallëzuar protestën në Zveçan gjatë pasdites, duke rrezikuar forcat policore dhe ekipet e medias që po raportojnë nga vendngjarja.

Nga vendngjarja, gazetarja Leonita Bajrami raporton se ka pasur të shtëna me armë, janë hedhur granata nga serbët, ndërsa policia ka tentuar të shpërndarë turmën me gaz lotsjellës.

Pas tensionimit të situatës, është dashur ndërhyrja e forcave të KFOR, që ka shpërndarë protestuesit.

Më herët, forcat speciale, paralajmëruan turmën të largohej, por pas refuzimit, vendosi të ndërhyjë. “Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë“, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

Aktualisht, protestat e serbëve që refuzojnë të qeverisën nga kryetarët shqiptarë që u zgjodhën në zgjedhjet e jashtëzakonshme, vazhdojnë në Zveçan dhe Leposaviç. Më e qetë paraqitet situata në Zubin Potok, kur turma u shpërnda.

Në tre komunat e veriut, u bë betimi i kryetarëve të rinj në 25 maj. Një ditë më pas, me ndihmën e policisë, ata u përpoqën të hyjnë në institucion për të nisur punën, por u ndeshën me kundërshtimin e ashpër të serbëve. Këta të fundit janë mbledhur në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet me policinë. Serbët kanë sulmuar edhe ekipet e mediave shqiptare, që po raportojnë situatën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA