Vidhet një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare në Tiranë, autori dyshohet se kërcënoi punonjëset me armë Një grua ka humbur jetën dhe shtatë persona janë plagosur këtë pasdite si pasojë e një aksidenti në aksion nacional Korçë – Bilisht.
Dy makina janë përplasur me njëra – tjetrën në afërsi të fshatit Cangonj. Mjeti tip “Volswagen” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pasi është goditur nga “Benz-i”.
7 të plagosurit u dërguan në spital. Plagëve nuk mundi t’i mbijetojë Miranda Malolli, ndërkohë që ende nuk dihet shkaqet e aksidentit.
“Më datë 29.05.2023, rreth orës 16:10, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, janë përplasur 2 automjete. Për pasojë, janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po kryhen veprimet proceduriale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.
Top Channel