“Na lanë pa ujë dhe ushqim”, rrëfehen ushtarët rus që braktisën frontin: U detyruam të pinim…
Rusia ka paralajmëruar se do të intensifikojë sulmet ajrore ndaj objektivave në Kiev dhe në rajone të tjera të Ukrainës, pas deklaratave të fundit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se forcat ruse do të shtojnë sulmet ndaj infrastrukturës ushtarake, objekteve të industrisë së mbrojtjes dhe infrastrukturës së lidhur me to në Kiev dhe në zona të tjera të Ukrainës.
Paralajmërimi i Moskës vjen pas deklaratave të Zelenskyt, i cili në një intervistë për Reuters tha se Ukraina do të vijojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës.
Presidenti ukrainas e lidhi vazhdimin e këtyre sulmeve me fushatën ajrore ruse dhe objektivat e saj ndaj infrastrukturës në Ukrainë. Sipas Zelenskyt, sulmet ukrainase do të fokusohen në objektiva energjetike dhe nuk do të synojnë civilët.
Përshkallëzimi i deklaratave nga të dyja palët vjen në një moment kur Kievi është sërish në qendër të vëmendjes, ndërsa sulmet ruse dhe kundërpërgjigjja ukrainase rrisin tensionet dhe rrezikun për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka dhënë në deklaratën e saj detaje mbi kohën dhe përmasat e sulmeve të paralajmëruara, ndërsa Ukraina ka përsëritur se do të vijojë goditjen e objektivave të lidhura me sektorin energjetik rus.
Top Channel