Rodrygo fantastik, dygolëshi i tij i jep fitoren Realit në “Sanchez Pijzuan”

27/05/2023 21:03

Sulmuesi brazilian Rodrygo kthen Realin e Madidit në vendin e dytë në La Liga, duke i bërë presion Atleticos, që luan këtë të diel ndaj Real Sociedadit.

Falë dygolëshit të tij, “Los Blancos” triumfuan 1-2 me përmbysje në fushë ne Sevilllas, me skuadrën andaluziane tashmë të fokusuar te finalja e Europa League-s, ku do të ketë përballë Romën (të mërkurën).

Në “Sanchez Pizjuan” takim u zhbllokua që në minutën e tretë nga Rafa Mir, i cili nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit Courtois me një goditje të befasishme brenda zonës, me topin që përfundoi aty ku bashkohet traversa me pingulen.

Pa u mbyllur gjysmë ore lojë, doli në skenë Rodrygo me ekzekutimi ne saktë të një goditjeje të dënimi, duke e lënë të palëvizur portierin Bono.

Në të 69-tën, Rodrygo “vallëzon” mes mbrojtësve të Sevillas dhe shënon golin që përmbysi rezultatin në 1-2.
Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura (Acuna i Sevillas u ndëshkua me karton të kuq), edhe pse të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të hapur dhe patën mundësi për të realizuar gola të tjerë./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA