Partizani merr kreun/ Tirana barazon me Ballshin mes polemikave, tifozët hyjnë në fushë

25/05/2023 20:13

Degjeneron në dhunë fundi i kampionatit në ndeshjen e parafundit të tij mes Tiranës dhe Bylisit, ku ballshiotët morën një barazim duke i dhënë asistin Partizanit për të marrë kreun e klasifikimit një javë përpara përfundimit të tij.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, Tirana arriti dy herë të kalojë në avantazh me Hilën por në të dyja rastet u barazuan. Momenti më i nxehtë i sfidës ishte penalltia e akorduar në favor të Bylisit në minutën e 74-t, një përplasje trup më trup që për gjyqtarin Kridens Meta ishte penallti, protestat e lojtarëve të Tiranë ishin të shumta por pa dobi, Adili e shndërron penalltinë në gol dhe minutat e mbetura mes tensionit të largimit të kampionatit nga duart nuk I dhanë qetësinë e duhur Tiranës të finalizonte rastet që pati.

Situata u përshkallëzua në fund ku tifozët u futën në fushë dhe goditën gjyqtarët e ndeshjes pavarësisht ndërhyrjes së forcave të policisë ishte e pamundur të neutralizohej lehtës ajo situatë.

Nga ana tjetër festë në kampion e kuq ku Partizani arriti të fitojë thjeshtë ndaj Kastriotit tashmë të zbritur një kategori më poshtë 4-1. Në “Elbasan Arena” krutanët shënuan të parët me Grecën, por përmbysja erdhi shumë shpejt me golat e Rrapajt e Da Silvës që në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan edhe Murataj me Sotën.

Teuta rrëmbeu vendin e katërt, që i jep mundësi të luajë në Conference League, falë suksesit 1-0 përballë Egnatias (realizoi Lorenco Vila që në minutën e tretë), ndërsa Vllaznia ndau pikët me Laçin, falë barazimit 1-1 në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë shënuan të parët me Balajn, por skuadra kurbinase barazoi me Guindo me 11-metërsh në minutën e 79-të (Vllaznia mbeti me 10 lojtarë).

Takimi i vetëm i javës së 35-të, që përfundoi me rrjeta të paprekura ishte Kukësi – Erzeni. Në javën e fundit, Partizani, tashmë kryesues, pret Teutën, ndërsa Tirana luan në transfertë me Erzenin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA