Në procesin ndaj Rovenda Vodës, bie në sy një gafë e rëndë e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja.
Dy muaj para se të jepej vendimi në Apel, ai deklaron në një studio televizive se dënimi për zonjën Voda kishte marrë formën e prerë. Këtu, lindin dyshimet se gjithçka mund të ishte paracaktuar.
“Dy muaj para se të jepej vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit, Z. Kraja ka folur në një emision televiziv për rastin tim se për Znj. Voda është dhënë vendim i formës së prerë. U duk sikur vendimi ishte paracaktuar. Mund ta përdorja si element prove”, u shpreh ish zv. ministrja Voda.
“Mos të harrojmë që kemi sot prokurorë të dënuar për 2 mijë euro, zv. ministra të dënuar për 1 mijë euro dhe për një arkë peshk dhe kemi burime njerëzore dhe burime të tjera të shpenzuara më kot kurse kur bëhet fjalë për të ndjekur ata të ashtuquajturit peshqit e mëdhenj, pra korrupsionin galopant që është në Shqipëri”, tha avokati Arbër Hoxha.
Top Channel