“Luftë procedurash gjatë dy viteve të ardhshme”/ Skënderi: Lulzim Basha rikthehet, është politikani procedurial më perfekt

18/05/2023 17:52

Politikani Arben Skënderi, i ftuar në “Top Talk”, deklaroi se Lulzim Basha do të rikthehet sërish në politikë, kjo është arsyeja që nuk e dorëzon dokumentat në gjykatë të Partisë Demokratike.

Ai shtoi se çdo gjë Basha e ka bërë me plan, prandaj ndryshe e quan politikani perfekt procedural. Ndër të tjera shtoi se dy vitet e ardhshme do të jenë një luftë e re procedurash.

“Ka shumë kohë, Lulzim Basha në një takim personal, për zgjedhjet më thotë: Ta dish ti se çfarë kapaciteti kam unë të pres, nuk ta them dot, po do të kalojnë shumë vite dhe ti do të quhesh i vjetër nëse do të jesh sërish në PD. Lulzim Basha është perfekt politikani procedural, çdo gjë në jetën e vet e ka kaluar me procedurë.

Dhe këtë dorëheqjen e famshme, ku tha u do dorëhiqem, e ka për këtë ditë. E ka mbajtur për këtë ditë. Partinë e kishte të gjithën ai, Berisha e mbante nën këmbë, në momentin që i hoqi njërën nga këmbët ra. Atë fletushkë që nuk po e çon në gjykatë, atë emër që ka atje sot i hynë në punë. Dy vitet që do të vijojnë do të jenë një luftë e re procedurash, vulash e letrash”, u shpreh Skënderi.

Top Channel