Shoku i ngushtë i 15-vjeçarit që u vra në Gramsh: Ishte djalë shembullor, ndërhyri për t’i ndarë

17/05/2023 12:14

Dhimbja dhe pikëllimi ka kapluar nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini” në Gramsh, pasi një 15-vjeçar humbi jetën.

Shoku i ngushtë i viktimës rrëfen për Top Channel se 15-vjeçari ishte djalë shembullor dhe nuk shkaktonte sherre apo zënka. Tej mase i prekur, ai tregon se shoku i tij ndërhyri të shpërndante adoleshentët e tjerë që po ziheshin, por goditja me thikë ishte fatale për të.

Nuk kishte ndonjë problem. Njihej si djalë i mirë, shembullor.Nuk merrej me sherre dhe me zënka. Shoqëroheshim shumë bashkë, pas sherrit unë ika në shtëpi nuk qëndrova. Nuk e kishte shprehur as te unë. Ai ndërhyri për të ndarë kushëririn dhe e plagosën me thikë”- shprehet shoku i ngushtë i 15 vjeçarit.

Si ndodhi ngjarja tragjike?

6 adoleshentët janë konfliktuar mes tyre në brendësi të një lagje, pranë shkollës “Asllan Shahini” në Gramsh, njëri prej tyre i pajisur me thikë dhe dorezë hekuri ka qëlluar për vdekje F.B 15 vjeç ndërsa është plagosur kushëriri i tij M.L.

Sipas dëshmive të mëtejshme në vendin e ngjarjes, vetëm dy kushërinjtë ishin nxënës të shkollës “Asllan SHahini”, katër fëmijët e tjerë ishin banues në fshatin Cërunjë. Pas konflikteve të rrjetet sociale ata kanë udhëtuar drejt dhe i kanë pritur dy kushërinjtë derisa kanë mbaruar mësimin, për tu zënë pritë pak më tutje, në mënyrë që tëmos dukeshin nga shkolla.

Në mes të lagjes dhe në mes të ditës duket se askush nuk ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Dëshmitarët thonë se konflikti ishte mes djemve të Cërrunjës dhe djalit të plagosur, ndërsa 15- vjeçari që gjeti vdekjen ka ndërhyrë të mbrojë kushëririn e tij.

Top Channel