“Çmimet janë çmendur, po dëmtoni bujqit dhe konsumatorin”, Braçe denoncon abuzimin e tregtarëve: E blejnë shalqinin me 6 lekë/kg dhe e shesin 30

03/08/2026 18:09

Erion Braçe ka denoncuar rritjen e madhe të çmimeve të shalqirit dhe akuzon tregtarët për abuzim në dëm të fermerëve dhe sektorit të turizmit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Deputeti i PS  thotë se fermerët në Divjakë e kanë shitur shalqirin me vetëm 6 lekë/kg për javë të tëra, ndërsa ai është tregtuar në zonat turistike me rreth 30 lekë/kg.

Sipas Braçes, fitimi i tregtarëve është i pajustifikuar dhe po dëmton si bujqit, ashtu edhe konsumatorët e turizmin. Ai u bën thirrje tregtarëve të reflektojnë dhe të mos vazhdojnë me këto çmime të larta.

Reagimi i plotë:

KJO NUK ESHTE TREGETI, ESHTE ZHVATJE!
NUK E BEJNE BUJQIT, POR TREGTARET QE PO ZHVASIN BUJQIT DHE PJATAT E TURIZMIT!
ESHTE E PADREJTE!
Cmimet e perimeve e frutave te stines, te vendit-afermendsh me te lira tani, me te cilat po furnizohet turizmi, JANE CMENDUR!
Po ju marr vec SHALQININ;
Per 40 dite me rradhe deri sot, SHALQINI ESHTE SHITUR NE #DIVJAKE ME 6 LEKE, VETEM 6 LEKE!
Nderkohe e gjithe vija bregdetare eshte furnizuar me SHALQI ME CMIM 30 LEKE PER KILOGRAM;
5 HERE ME SHTRENJTE!
Pyeta dhe aksidentalisht mora sot nje pergjigje;
Per cdo kilogram keta llogarisin 10 LEKE SHPENZIME dhe
10 LEKE FITIM; mungojne dhe 4 LEKE NE LLOGARI QE ATA SE THONE POR E FITOJNE PERSERI TREGTARET!
Vini re;
BUJQIT PER 40 DITE E KANE SHITUR SHALQININ PA FITIM, ME 6 LEKE PER KILOGRAM; ama TREGTARET NGA SHALQINI PA FITIM E ME HUMBJE I BUJKUT KANE FITUAR 10 LEKE PER KILOGRAM!
Kjo eshte tmerresisht e padrejte!
Ej o cuna, edhe ju punetore jeni e me vjen shume keq, POR A E MENDONI KETE QE BENI?
Cmimi sot ka levizur po shkon 12 leke e mund te arrije edhe 15 LEKE PER KILOGRAM; tani eshte vec CERMA, SULZOTAJ DHE IMASHTA QE KA SHALQI; ME SA DO E SHISNI JU PER TURIZMIN, ME 45?
Mendojeni nje here te vetme;
PO DEMTONI BUJQIT DHE VETEN TUAJ;
Turizmin po e po!

Top Channel