Tubimi i 65-të mbyllet me marshim, protestuesi humbi ndjenjat përpara Kryeministrisë, ndërhyri një mjek

03/08/2026 22:17

Përpara Kryeministrisë ishte vendtakimi i protestuesve edhe në ditën e 65-të të protestës.

Por pak para se të nisnin fjalimet ku kërkohet dorëheqja e qeverisë, një protestues u ndje keq. Më pas aktivistët dhe tubuesit kanë kërkuar ndërhyrjen e një mjeku, për të parë gjendjen e personit që humbi ndjenjat.

Një protestuese i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, me qëllim hapjen e rrugës së ndryshimeve.

“Rama, jep dorëheqjen dhe hapu rrugë ndryshimeve që presin shqiptarët”, u shpreh ajo.

Fillimisht protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” e më pas vijuan marshimin në Kryeministri.

Nga aty, ata vijuan fjalimet, për të përmbyllur më pas protestën e 65-të, me marshim.

Top Channel