Deklarata e Berishës për mini-maternitetin në SPAK, Kryemadhi i përgjigjet me batuta: Ju garantoj që me barrë nuk ngel, disa thashetheme…

03/08/2026 15:10

Teksa ish-bashkëshorti i saj vazhdon të mbahet në paraburgim, Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK, duke iu bindur masës së detyrimit për paraqitje.

Ish-deputetja e shfrytëzoi këtë moment jo vetëm për të hedhur pikëpyetje mbi hetimet ndaj saj, por edhe për të treguar një qasje tjetër ndaj mëmësisë së të pandehurave në SPAK.

“Ju garantoj që me barrë nuk ngel, për këtë ju them. Sigurisht që njerëzit, për të gjetur mënyra dhe rrugë të ndryshme procedurale, mund të jenë thashetheme, por edhe të vërteta. Sa herë që vjen një foshnjë në jetë është një gjë shumë e mirë, është një qytetar më shumë për Shqipërinë në këtë kohë që shpopullohet”, tha Monika Kryemadhi.

Kryemadhi po gjykohet së bashku me ish-presidentin Meta për tre akuza: korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Gjatë parashtrimeve, ish-deputetja ka ngritur pretendime për mungesë provash dhe ka kërkuar si dëshmitar Edi Ramën, një emër që bashkon sërish ish-çiftin, pasi edhe ish-presidenti kërkon që kryeministri të dëshmojë në proces.

 

Top Channel