Gasperini pas ndeshjes me Milanin: Po mundohem të gjej diçka që bëm keq në këtë ndeshje, por nuk ka…përveç penalltisë 03/11 00:44
Tirana dhe Partizani po luajnë sot në “Air Albania” sfidën për titullin.
Dueli pritet deçiziv për titullin kampion, me Tiranën që kryeson Superligën me dy pikë para rivalëve të kuq.
Në minutën e 18-të të derbit, tifozët e Tiranës kanë hedhur në fushë dy flakadanë. Dueli u ndërpre për pak çaste, teksa Telushi i Partizanit është goditur me një gotë ujë. Asnjë problem për kapitenin e të kuqve. Vijon loja.
Ish-trajneri i Kombëtares, Edy Reja është prezent në stadiumin “Air Albania”, ndërsa janë 18 mijë tifozë në stadium. Në momentin që futbolli tët do futeshin në stadium, autobusi bardheblu është sulmuar nga tifozët e kuq të Partizanit.
Top Channel