Post-maratona për zgjedhjet në Top Channel! Gazetarët tregojnë eksperiencën me Vendoret 2023: Procesi një “Big Brother” i madh

16/05/2023 18:16

Pavarësisht vrullit të punës dhe sakrificave të gazetarëve në sajë të maratonës zgjedhore 2023, në një moment ne të gjithë reflektojmë dhe kujtohemi se jemi njerëzor.

Falë punës së ekipit të saj, Top Channel arriti të prek çdo skaj të Shqipërisë për të përcjellë çdo imazh, çdo zë dhe padyshim edhe çdo rezultat të këtij procesi zgjedhor si ngahera, megjithëse puna nuk është mbyllur zyrtarisht. Por cilat janë disa nga përjetimet e kolegëve tanë të terrenit dhe jo vetëm, gjatë këtyre 3 ditëve maratonë?

Emisioni “Top Talk” është përpjekur që përmes disa prononcimeve të shkurtra me ata gazetarë që kanë mbërritur redaksinë e informacionit të përcjellë pak nga magjia e një pune reale, një punë që ndiqet jashtë ekranit, por ndoshta nuk kuptohet se sa e vështirë dhe sa e bukur është njëkohësisht ta përjetosh atë, të sakrifikosh dhe të durosh shumë.

 “Zgjedhjet janë shumë vite si në realizim, në menaxhim, në bashkëprodhim. Është një eksperiencë shumë e gjatë dhe shumë e vështirë, që tani që e mendoj them me vete them se në kuptimin e shikueshmërisë është si “Big Brother”. Kamerat tona, gazetarët tanë janë kudo, mbikëqyrin çdo gjë. Pikat e zeza, ku ne mendonim se do të kishte ngjarje kriminale, përplasje të forta, bazuar në sondazhin e Top Channel, goditëm në shenjë.

Gjatë punës së këtyre 2-3 ditëve, kam dëgjuar shpesh që qëlluam me fat. Jo nuk ka fat. Në punë ka organizim, planifikim, nuk i lihet asgjë fatit”- tha kryeredaktori i lajmeve në Top Channel, Altin Kreka.

Batutës së gazetares Juli Xhokaxhi “po si nuk bërtite ndonjëherë more Kreka”, kryeredaktori i lajmeve në TCH iu përgjigj duke thënë se në momente të tilla duhet ruajtur qetësia pasi është një proces në ecje. “Nëse do ta humbja toruan në një moment nuk do të shkonin punët. Duhet të jemi tolerantë dhe të falim një lloj dashamirësie që të ec puna, duke e ditur se vështirësinë më të madhe e kanë pasur kolegët në terren apo ata që së bashku me ne janë marrë edhe me realizimin e këtij procesi.”

I ndalur tek sondazhi i Top Channel, Kreka tha se “Për hir të së vëërtetës unë kam besuar se ato shifra ishin të vërtëta duke ndjekur edhe nga afër atë realitet aty, duke analizuar të gjitha faktorët që po ndikonin aty. Aktualisht edhe këshillin bashkiak në Shkodër po e merr e majta.”

Ky proces zgjedhor nuk është i pari që realizohet në Top Channel. Kjo është një traditë tashmë, që në këtë pjesë ne ndezim të gjithë motorët, kemi gjithë mbështetjen e duhur teknike dhe financiare për atë që do të bëjmë. Kjo bërthamë vjen që nga menaxhimi, deri tek profesionistët e fushës. Unë nuk e bëra vetëm këtë gjë. Ishte redaktorja Erina Matraxhiu, dy redaktorët që kanë punuar në neësroom, teknikët, inxhinierët, kameramanët dhe ata që unë vlerësojë akoma më shumë janë gazetarët sepse janë ata që e shesin këtë punë, gjithë këtë lodhje dhe mund që kemi bërë. Janë ata që e shitën dhe e treguan më së miri ”- tha Kreka.

“Raportimi intensiv i fushatës dhe zgjedhjeve në Top Channel është vazhdimi i një historie dhe tradite. Realisht angazhohen edhe gazetarët e kronikës bazuar në një realizim që qytetarët apo zgjedhësit e shohin ditën e zgjedhjeve, deri sa përfundon numërimi. Po tregoj një sekret të vogël profesional. Ne gazetarët e aktualitetit mblidhemi disa ditë para dhe vlerësojmë se cilat mund të jenë zonat potencialisht të vështira. Zona e nxehtë po them. Shkodëra, Laçi, Kruja, Elbasani, Durrësi, Shijaku dhe Vora janë konsideruar zona të nxehta, dhe bazuar në profilin e kandidatëve që kërkojnë të zgjidhen ne analizuam bazuar në atë që ka ndodhur më herët. P:sh: në Laç kemi pasur ngjarje kriminale më herët, ka pasur vrasje në ditën e zgjedhjeve. Unë iu bashkëngjita kolegut Klodian Zhivani në Shkodër sepse kishim një arrestim një ditë më para për shit-blerje vote”- tha Hoxha.

Muhamed Veliu tregon për momentin kur mësoi incidentin e parë se si kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk arriti dot të votonte në një platformë që ka bërë aq shumë publicitet dhe janë shpenzuar shumë para nga buxheti i shtetit.

Juli, unë dua të kthehem kohë pas kur zyrat tona ishin te Piramida dhe në kohë zgjedhjesh gazetarët vinin një lloj basti se kush do të kishte fatin ta kapte incidentin e parë. Në përgjithësi i qëllonte kolegut Marin Mema kjo. S’kishte rëndësi ku ai ishte, do ta të kapte incidentin e parë…

Sidoqoftë, unë nuk mendoj se është çështje fati, por disiplinë në punë, çështje organizimi për të qenë në gatishmëri dhe në vendin e duhur. Kështu që ora 06:30 e mëngjesit më gjen në qendrën ku do të votonte zoti Ilirjan Celibashi. Ai vjen, kamera ishte ndezur dhe ishte një moment për të sensibilizuar qytetarët që të marrin pjesë në votime, por në momentin kur vendos gishtin për t’u identifikuar nuk punon pajisja. Natyrisht kjo do të ishte pikënisja e një kalvari të gjatë nuk do të përfundonte lehtë pastaj”- tha Veliu.

Top Channel