I mbijetoi rrjetit të abuzimit seksual kur ishte fëmijë, 69-vjeçarja akuzon priftin pedofil për vrasje

16/05/2023 09:30

Një grua që i mbijetoi rrjetit të keqtrajtimit seksual të fëmijëve të një prifti pedofil, ka treguar se si një murgeshë u gjet e vdekur pasi u përpoq të ndihmonte viktimat.

Teresa Lancaster, 69 vjeç, ishte një nga 600 fëmijët e abuzuar brenda Kishës Katolike të Baltimorit dhe foli pas një raporti prej 456 faqesh të publikuar nga Zyra e Prokurorit të Maryland-it, që theksonte dekada të abuzimit që varionin nga vitet 1940 deri në vitin 2002.

Krimet e tmerrshme shfaqen në serinë e dokumentarëve të Netflix 2017 “The Keepers”, por një raport i ri detajon se si At Anthony Joseph Maskell, dyshohet se është përfshirë në abuzime seksuale dhe dëmtime fizike për fëmijët në fund të viteve 1960.

Sipas raportit, abuzimi ndodhi në shkollën e mesme Archbishop Keough në Maryland, ndërsa qindra fëmijë, përfshirë Terezën, u detyruan të hynin në “unazën e seksit” të Kryedioqezës së Baltimores.

Teresa shkoi te një këshilltar për të marrë disa këshilla, kur ajo pretendon se ishte abuzuar nga prifti katolik At Joseph Maskel.

Ajo i tha The Sun: Kur hyra atje, ai mbylli derën dhe më hoqi të gjitha rrobat dhe më uli në prehrin e tij brenda p5 ose 10 minutash.

Prifti i ka mohuar gjithmonë akuzat deri në vdekjen e tij në 2001 dhe nuk u akuzua kurrë penalisht.

Ndërkohë, një vajzë tjetër Jean Hardadon Wehner pretendoi se ishte abuzuar nga  At Joseph Maskel dhe i kishte besuar Catherine ‘Cathy’ Cesnik, një murgeshë 26-vjeçare dhe mësuese e anglishtes në shkollë.

Ajo pretendon se murgesha i tha asaj se do të kujdesej për të, por “më pas gjëja tjetër ne e dimë se ajo u vra”, sipas Wehner.

Catherine ‘Cathy’ Cesnik u zhduk në nëntor 1969 dhe u gjet e vdekur dy muaj më vonë në janar 1970. Pas një autopsie, ajo u zbulua se ishte vrarë nga një traumë e fortë në pjesën e pasme të kokës.

Raporti pretendonte se ajo ishte goditur nga një tullë ose një çekiç në kafkën e saj dhe kishte shenja mbytje në qafë.

Por pavarësisht se zoti Maskell nuk u akuzua kurrë për vdekjen e motrës Cathy, Teresa beson se ai ka qenë shkaku.

Teresa shtoi: Unë e di se ai ishte një burrë shumë i rrezikshëm që trafikonte vajza.

Kryepeshkopata e Baltimores është dioqeza më e vjetër katolike romake në vend dhe përfshin pjesën më të madhe të Maryland, SHBA.

Raporti, i cili u publikua muajin e kaluar, thoshte: Mbi njëqind priftërinj dhe personel tjetër i Kryedioqezës u angazhuan në abuzime të tmerrshme dhe të përsëritura të fëmijëve në komunitetet e tyre. Anëtarët e hierarkisë së Kishës refuzuan me vendosmëri të pranonin akuzat për abuzim seksual të fëmijëve.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i Maryland-it, Brian Frosh nisi hetimin në vitin 2019 dhe njoftoi përfundimin e tij në nëntor, duke thënë se hetuesit kishin shqyrtuar mbi 100,000 faqe dokumente që datojnë në vitet 1940 dhe kishin intervistuar qindra viktima dhe dëshmitarë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA